75 Mall Live Search
09:28 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / L K

Gara me qen në Pejë, sulmohen me shufra druri disa persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy viktima kanë raportuar për sulm nga disa persona të panjohshëm.

Viktimat ishin duke përcjellur një garë me qen në Katundi i Ri Pejë, ku më pas të dyshuarit i kanë sulmuar me shufra të drurit, si dhe ka shtënë me armë në drejtim të viktimave.

Policia ka njoftuar se viktimat janë duke u trajtuar në QKUK.

Rasti është cilësuar Tentim i Vrasjes.

“Dy viktimat meshkuj kosovar, deri sa ishin duke e përcjell një garë me qen, janë sulmuar fizikisht me shufra të drurit nga disa persona të panjohur. Të dyshuarit kanë ikur nga vendi i ngjarjes, ku gjatë ikjes, njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë në drejtim të viktimave. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është transferuar në QKUK Prishtinë për trajtim të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e PK-së./IndeksOnline/

foto: ilustrim