75 Mall Live Search
15:04 / E Mërkurë, 04 Janar 2023 / AR

Saša Cvjetan, i përfshirë në masakrat e Kosovës, arrestohet në Athinë – reagon VV

Kriminelët e organizuar nga Serbia për spastrim etnik, gëzojnë lirinë që të merren me krimin e organizuar të drogës, artit e çka tjetër. Kështu thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vetëvendosje”.

u Atini je uhapšen Saša Cvjetan Archives - IBALKAN

Sipas tyre, kriminelët serb që kryen masakra mbi popullsinë civile në Bosnje dhe Kosovë enden të lirë në Serbi dhe nëpër botë kurse për ta po dëgjojmë nga dita në ditë prej lajmeve ndërkombëtare.

“Ata janë dëshmia më e mirë e mosdistancimit të Serbisë nga e kaluara e Millosheviqit, gjenocidi dhe masakrat e kryera në Bosnje dhe Kosovë.

Së fundi, Saša Cvjetan, anëtari i njësitit “Skorpionët” që ka kryer masakra në Bosnje dhe në Kosovë, i dënuar për masakrën ndaj familjes Bogujevci dhe Duriqi në Podujevë dhe i liruar për sjellje të mirë, u arrestua në Athinë si lider një karteli droge.

Srbija sigurna kuća - Bursać: Kako je zločinac i ubica djece slobodno šetao  Evropom | Info-ks.net - Kosovo

Dhe, Srdjan Golubovic, anëtari i njësitit “Tigrat” që ka kryer masakra në Bosnje dhe Kosovë, i pagjykuar ndonjëherë për krimet, i njohur nga fotografia e famshme ku është duke goditur civilët e vrarë në Bijelinë të Bosnjës, punon DJ në Serbi dhe në festivalet e klubet Evropiane”. /Indeksonline/