Pamje nga aksidenti në Kishnicë ku u lënduan katër persona

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Kishnicë, ku janë përfshirë tri vetura.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 19:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, është shprehur Ahmeti.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.