75 Mall Live Search
12:33 / E Enjte, 05 Janar 2023 / S Z

Karvani i vaksinimit nuk ndalet, sot vazhdon në Suharekë

Pas Prizrenit e Mamushës dje, Karvani i vaksinimit ka vazhduar sot në komunën e Suharekës. Ky aktivitet i organizuar nga MSh e IKSHPK me përkrahjen e OBSh-Zyra në Prishtinë, nxit dhe promovon vaksinimin kundër COVID-19 me dozat bivalente përforcuese dhe vaksinimin kundër Gripit sezonal.

Qytetarëve u bëhet thirrje të vaksinohen, sepse së fundi vërehet rritje e rasteve me COVID-19, ndërkohë që ende jemi në sezonën e Gripit.

Ruaje veten-VAKSINOHU!