75 Mall Live Search
13:59 / E Premte, 06 Janar 2023 / L K

Vitia priti në takim ambasadorin gjerman Jörn Rohde

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde.

Temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.

Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Ishte konkludim i përbashkët që Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë”, tha Vitia.