75 Mall Live Search
15:36 / E Premte, 06 Janar 2023 / L K

Hoti, Qeverisë Kurti: Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë

Ish kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, sërish ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për mosbashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Hoti përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka pyetur se “se si erdhi puna që të gëzohemi vetëm se nuk ka çnjohje të Kosovës?!”.

“Kur bashkëpunonim me partnerët na vinin njohjet direkt nga Shtëpia e Bardhë”.

Ai ka thënë se tash kur vendimet po i marrim vetë, njohjet nuk po vinë.

“Tani po iu tregojmë atyre se jemi sovran, dhe po e ushtrojmë sovranitetin edhe në veri. Vendimet po i marrim vetë si shtet sovran që jemi, por njohjet nuk po vijnë.  Çudi!”.