75 Mall Live Search
21:52 / E Premte, 06 Janar 2023 / MSH

Beyer: Na duhet paqe, jo më destabilizim

Raportuesi gjerman për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer, ka reaguar pas sulmit të sotëm në Shtërpcë.

Ai ka bërë thirrje për paqe, duke e dënuar sulmin që la të plagosur dy persona.

“Në Republikën e Kosovës, një adoleshent serb dhe një fëmijë, janë qëlluar me armë zjarri në rrugë të hapur sot, teksa mbanin një pemë të Krishtlindjes. Akti i dhunës duhet të hetohet menjëherë në bazë të ligjit. Ne kemi nevojë për paqe dhe jo më shumë destabilizime” ka shkruar Beyer në facebook.