75 Mall Live Search
23:06 / E Premte, 06 Janar 2023 / Gj. Sh

PSG merr fitore të vështirë në Kupën e Francës

Futbollistët e PSG-së janë djersitur shumë për të marr fitore në Kupën e Francës.

Parisienët mshënuan fitore me rezultat 3-1 ndaj skuadrës nga liga e tretë, Chateauroux, shkruan IndeksOnline.

Galtieier në këtë ndeshje vendosi të pushojë pothuajse të gjithë formacionin bazë, por që hasi në veshtirësi të mëdha.

PSG kaloi në epërsi me golin e Hugo Ekitike në minutën e 13-të.

Thio Ntolla arriti të barazonte shifrat në minutën e 37-të duke i dhënë shpresa skuadrës së Chateauroux.

Skuadra e Galtier fitoi ndeshjen në 15 minutat e fundit me golat e Carlos Soler në minutën e 78-të dhe Juan Bernat në 90+1./IndeksOnline/