75 Mall Live Search
10:27 / E Shtunë, 07 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Presidentja Osmani uron Krishtlindjet Ortodokse

Me rastin e Festës së Pashkëve Ortodokse, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar qytetarët e komunitetit ortodoksë

Urimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të komunitetit ortodoksë, dua t`ju shpreh urimet e mia më të ngrohta për të gjithë ju që e kremtoni këtë festë!

Dashuria, paqja dhe harmonia mbushtë zemrat dhe shtëpitë tuaja.

Festat sikurse Krishtlindja janë në funksion të dashurisë dhe solidaritetit  ndërmjet njerëzve.

Toleranca është vlerë tradicionale e shoqërisë sonë, ndaj jo vetëm në këtë ditë duhet ta mbështesim njëri-tjetrit dhe në të njëjtën kohë të kemi më shumë shpresë, besim e kurajo.

Lumturia, shëndeti e begatia qofshin gjithmonë me ju! Gëzuar Krishtlindjen Ortodokse!