U pa duke pirë cigare në klub, Gvardiol thotë se ishte i lumtur

Fituesi i medaljes së bronztë me Kroacinë në Kupën e eBotës, Joshko Gvardiol, është parë duke festuar në një klub nate duke pirë edhe cigare.
Mbrojtësi 20 vjeçar e kishte pranuar se ishte në klub nate dhe se videoja është e vërtetë, transmeton IndeksOnline.
Ai tha se kjo mund të jetë jo profesionale por ishte i lumtur në atë mbrëmje.
”Nuk kam pse të pendohem, fituam medaljen e bronzt. Mund të jetë joprofesionale, por në atë moment ishim të gjithë të lumtur, ishim jashtë. Pse jo – tha lojtari i Leipzig për RTL./IndeksOnline/