U lëndua ndaj Udineses, kjo është gjendja e Di Marias

Angel Di Maria mbrëm kishte pësuar një lëndim në fitoren e Juventusit ndaj Udineses me rezultat 1-0.
Argjentinasi u detyrua të largohet nga loja në minutën e 66-të, pas një dëmtimi që frikësoi kampin bardhezi, shkruan IndeksOnline.
Sipas informatave të para që kanë marrë, raportohet se Di Maria nuk ka probleme të veçanta dhe kur u largua kishte vetëm dhimbje.
Dëmtimi i tij nuk është shqetësues dhe anësori argjentinas pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Napolit./IndeksOnline/