Mërgimtarët po presin mbi 8 orë në kufirin Serbi-Hungari

Mërgimtarët të cilët qëndruar për pushime në Kosovë, tanimë kanë nisur të kthehen në vendet ku jetojnë dhe veprojnë. Kjo ka bërë që të krijohen kolona të mëdha në kufirin Serbi- Hungari.
Sipas lexuesve të Indeksonline, pritjet zgjasin mbi 8 orë.
Tashmë është bërë ‘zakon’, që në kohën e pushimeve mërgimtarët përballen me kolona të mëdha në kufirin Kroaci-Serbi kur vijnë në Kosovë, dhe Serbi- Hungari kur largohen nga Kosova.