Klubi i parë i Fofanas kërkon nga FIFA të ndaloj transferimin te Chelsea

David Fofana dje u zyrtarizua si futbollist i ri i Chelseas.
Fofana u transferua nga skuadra nervegjeze Miolde, dhe ka nënshkruar kontrat afatgjate deri në vitin 2029 me mundësi vazhdimi edhe për një vit, transmeton IndeksOnline.
Por klubi i tij i fëmijërisë Abidjan City, nuk pajtohet me këtë transferim dhe i ka dërguar letër FIFA-s që të ndaloj transferimin e tij te Chelsea, duke pretenduar se nënshkrimi i tij me Molde dy vjet më parë ishte i paligjshëm.
Mosmarrëveshja buron nga një grindje midis Abidjan City dhe nënës së Fofanës nëse ajo kishte nënshkruar një formular pëlqimi që 15-vjeçari i atëhershëm t’i bashkohej klubit të Fildishtë në 2016.
Presidenti i klubit Marco Taddei shkroi: ‘Prandaj, ne ju ftojmë të ndërhyni me klubin e Chelseat në mënyrë që transferimi i lojtarit të pezullohet derisa të zgjidhet mosmarrëveshja midis klubit Molde FK dhe nesh.’
Chelsea këmbëngul se lojtari është plotësisht i regjistruar me ta dhe nuk pranoi të komentojë./IndeksOnline/