Video/ Helikopteri arrin në Brezovicë për të transportuar pjesëtarin e KFOR-it, u gjet pa ndjenja

Siç raportoi Indeksonline pak më parë, dyshohet se një pjesëtar i KFOR-it ka pësuar infarkt në Brezovicë.
Rasti ka ndodhur saktësisht te vendi i njohur si “Livadhi”.
Tani në vendin e ngjarjes ka arritur edhe një helikopter për të transportuar pjesëtarin e KFOR-it i cili u gjet pa ndjenja.
Burime të Indeksonline bëjne me dije se tanime njesitet mjekësore kanë arritur në vendin e ngjarjes.

