75 Mall Live Search
18:25 / E Diele, 08 Janar 2023 / AR

Modelja seksi ka disa fjalë për ish-at e saj

Modelja seksi Emily Ratajkowski, qëndron në krye të mediave rozë për shkak të jetës së saj private, gjegjësisht marrëdhënieve të cilat, fatkeqësisht, nuk po i zgjasin shumë.

Në episodin e fundit të “High Low with EmRata”, ajo foli për lidhjet duke thënë se arrin t’i bëj për vete burrat më të tmerrshëm, transmeton Indeksonline.

“Ndihem sikur tërheq burrat më të tmerrshëm. Ndonjëherë mendoj: “Dreqin! Sepse dua një burrë me vetëbesim. Nuk dua një burrë me vetëbesim të tepruar, që do të provojë diçka dhe e bën këtë përmes meje. Është kaq e ndyrë dhe e padrejtë, sepse ndihem sikur shumë burra në të vërtetë mendojnë se duan një grua të fortë, por nuk dinë si ta trajtojnë atë dhe nuk dinë se çfarë do të thotë kjo për identitetin e tyre”, përfundoi ajo./Indeksonline/