Ndërron jetë aktori i njohur amerikan

Aktori amerikan Adam Rich vdiq të shtunën në Los Angeles në moshën 54-vjeçare. Rich u bë i famshëm si Nicholas Bradford në serialin ABC Eight is Enough.
Seriali u shfaq nga viti 1977 deri në 1981 në Shtetet e Bashkuara. Adam Rich luajti më vonë edhe në serialet “Code Red” dhe “Dungeons & Dragons”.

Vitet e fundit, aktori, i cili ishte i pamartuar dhe nuk kishte fëmijë, kishte probleme me drogën.
Në vitin 1991 ai u arrestua pasi theu dritaren e një farmacie për të marrë drogë. Babai i tij serial, Dick Van Patten, pagoi garancinë në atë kohë, kështu që aktori amerikan u lirua./Indeksonline/
