75 Mall Live Search
15:29 / E Martë, 10 Janar 2023 / L K

“Të enjten prezantohet projekti i hollësishëm i projektit 38 milionësh, Prishtinë-Podujevë”

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se të enjten, pasdite, do të bëhet prezantimi i projektet të magjistrales Prishtinë-Podujevë. Ky projekt kap vlerën e 38 milionë eurove.

May be an image of 3 people and text

Postimi i plotë:

Pas nënshkrimit të disponueshmerisë së mjeteve nga MFPT – 38 milionë eurove💶 dhe shpalljes së të gjitha lloteve nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e magjistrales Podujevë-Prishtinë🚧, të enjten në Teatrin “Avdush Hasani” nga ora 18:00, do të bëhet prezantimi i hollësishëm i projektit të magjistrales në mënyrë grafike. 📈

Pas prezantimit të projektit, me kënaqësi bashkë me Ministrin Liburn Aliu dhe Zëvendësministrin Hysen Durmishi do të dëgjojmë vërejtjet dhe sygjerimet tuaja rreth projektit✍️.

Ju mirëpresim! 😊