75 Mall Live Search
16:17 / E Martë, 10 Janar 2023 / k.v

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë, policia rrethon me shirita vendin e ngjarjes

Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në Mitrovicë, raporton IndeksOnline.

Policia me të pranuar informacionin i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Ka dyshime se viktima ka marr goditje, mirëpo zyrtarisht policia ende nuk është deklaruar për rastin.

IndeksOnline ka kontaktuar zëdhënësin e policisë rajonale në Mitrovicë, Avbni Zahiti i cili ka thënë se është ende në pritje për të marr informacione dhe sapo ato ti posedoi do të deklarohet./IndeksOnline/