Zjarri në depon e objektit tek ish-Rilindja, prokuroria nis hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pasi shpërtheu zjarri në një depo tek objekti i Qeverisë apo ish-Rilindjes në kryeqytet.
Sipas zëdhënëses së Prokurorisë, Laureta Ulaj, ekipi i zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin.
Ndër të tjera u tha se nuk ka pasur dëme në njerëz pas këtij rasti që u cilësua nga si ‘zjarr-vënie’.
“Ju njoftojmë se sot rreth orës 16:00, prokurori kujdestar është njoftuar nga policia për një shpërthim zjarri në depon e objektit të Qeverisë (ish-Rilindja), me ç’ rast menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë me njësitë e tjera relevante. Ekipi i zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, ku fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz, derisa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar “Zjarrëvënie” dhe në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të ndriçimit të rrethanave të këtij rasti”, tha ajo.