75 Mall Live Search
22:39 / E Martë, 10 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Arrestohen dy persona për tentim vrasje në Prishtinë

Më datë 4 janar, rreth orës 14:20, është raportuar se në rrugën “Afrim Loxha ” në Prishtinë,  si rrjedhojë e një sulmi fizik nga dy të dyshuar, një person ka marrë plagë nga një mjet i mprehtë.

Menjëherë pas raportimit policia ka filluar trajtimin e informacioneve si dhe ka ndërmarrë verimet e nevojshme operativo-hetimore në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin.

Ndërkohë që policia ka punuar në ndriçimin e rrethanave të rastit ka identifikuar të dyshuarit;

A. SH, mashkull 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

R. SH, mashkull 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

të cilët, sot më datë 10.01.2023, janë intervistuar nga ana e policisë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit të njejtit janë ndaluar për 24 orë, për tu proceduar më tej nën dyshimet për veprën “Vrasje në tentativë”.