75 Mall Live Search
10:32 / E Mërkurë, 11 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

‘Lista me politikanë të korruptuar’, zyrtari i lartë amerikan viziton sot Shkupin

Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet viziton sot Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Zyrtari i lartë pritet të dorëzojë në Shkup edhe një listë me emra të zyrtarëve të korruptuar të Maqedonisë së Veriut.

Të fundit që u gjetën në listën e zezë amerikane, ishin ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-shefi i policisë sekrete.

Më pas, Chollet do të niset për në Kosovë, në përpjekje të intensifikimit të dialogut Kosovë-Serbi dhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Chollet, në Prishtinë do të pritet në takime të ndara me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe nga kryeministri Albin Kurti, ndërkohë që pritet të takohet edhe me kryetarët e partive opozitare.

Në kuadër të vizitës së tij në Ballkan, zyrtari amerikan do të qëndrojë edhe në Beograd.