Vdes aktorja e njohur, 3 ditë para se të mbushte 99 vjet!

Aktorja e njohur Carole Cook, ka ndërruar jetë.
Ajo njihet për rolin e saj në filmin “Sixteen Candles” të vitit 1984, transmeton Indeksonline.

Cook ndërroi jetë tre ditë para se të mbushte 99 vjet.
Lajmin e dha bashkëshorti i saj, Tom Troup, i cili tha se ka vdekur nga sulmi në zemër.
Carole u shfaq në 18 episode të “The Lucy Show” nga viti 1963 deri në 1968 dhe në pesë episode të serialit ” Here’s Lucy ” nga viti 1969 deri në 1974./Indeksonline/
