75 Mall Live Search
13:19 / E Enjte, 12 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Ja kush është ylli i Marokut që zgjedh Atletico Madrid-in para Liverpool dhe Tottenham

Atletico Madrid ka disa vite që po lufton për një mesfushë të ekuilibruar, pasi shtyllat e Diego Simeone u larguan gradualisht nga skuadra.

Megjithatë, nëse ka një lojtar nga Kupa e Botës që dukej sikur mund t’i përshtatej mesfushës së Diego Simeones, ai është Sofyan Amrabat i Marokut. Madje, ylli i Fiorentinës ka deklaruar dashurinë për ‘El Cholo’ në një intervistë për Marca, transmeton IndeksOnline.

“Ajo që bën Simeone, çfarë ka arritur… Ai ka drejtuar Atletico Madridin për shumë vite. Më pëlqen stili i tij i lojës. Ai fitoi shumë dhe kam shumë respekt për të. Lojtarët e ekipit të tij janë fizikisht të fortë dhe agresivë. Më pëlqen të luaj në atë mënyrë’’, tha Amrabat.

Tani duket se Atletico dëshiron ta bëjë këtë realitet. Sipas Footmercato, Amrabat ka zgjedhur Atletico Madrid si destinacionin e tij të preferuar, duke refuzuar skuadrat si Liverpool dhe Tottenham. /IndeksOnline/