75 Mall Live Search
19:16 / E Enjte, 12 Janar 2023 / MSH

Getinjo: Prej fillimit të karrierës së hip hopit shqiptar ka pasur fjalë banale

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Artani gjatë një bisede që kishte me konkurrentin tjetër të shtëpisë së “Vëllait të Madh”, Getinjon, e ka pyetur këtë të fundit për një shpjegim rreth arsyes së përdorimit të teksteve me përmbajtje banale të dëgjuara nga fëmijët.

Getinjo ka dhënë shpjegimin e tij, ndërsa ka thënë se kjo dukuri ekziston që kur kultura e muzikës rap ka lindur në vendin tonë.

“E shpjegoj Artan që nganjëherë  duhet me patjetër të përdorët banaliteti për arsye se është lloji i frymës së tij. Nuk mundesh t’i me ndryshosh, sepse fëmijë ka pasur gjithmonë. Prej fillimit të karrierës së hip hopit shqiptar ka pasur fjalë banale. Por, nuk kanë pasur qasje fëmijët aq shumë me i dëgju. Çdo këngë hip hop është  plus 18 vjet, pamarparasysh edhe nëse është sociale”, ka thënë Getinjo.