Ylli i notit befason fansen e tij, duke i dhuruar medaljen e artë që fitoi (Video)
Për shumë notues, të fitosh medaljen e artë është një arritje tepër e lartë.
Kështu shikuesit e mbrëmshëm të “Sport Personality of the Year Awards” kanë mbetur gojë hapur kur ylli Adam Peaty, i dhuron medaljen e tij të fundit një fansës së tij, një vajze të re e cila ishte në publik.
Peaty fitoi betejën në 100 metra në not, por veprimi i tij jashtë pishine e bëri atë edhe më madhështor, transmeton Indeksonline.
Peaty shihet duke i dhënë edhe autografin fansës së tij, pasi ia dha medaljen e rekordit që arriti për 55.94 sekonda.
Ai për media kishte thënë se këtë gjë e ka bërë pasi ka dashur që ta ndryshoj jetën e saj.
Nga reagimi, ajo duket shumë e lumtur dhe njëkohësisht e habitur nga ky gjest.
Ky veprim i tij u mirëprit nga të gjithë fansat e tij, të cilët e përgëzuan për këtë gjë./Indeksonline/
This little girl has just got an incredible Christmas present ?@adam_peaty‘s 100m breaststroke gold medal ?? #EuroSwim2017 pic.twitter.com/dqZktCFtOs
— Eurosport UK (@Eurosport_UK) December 16, 2017