75 Mall Live Search
23:49 / E Enjte, 12 Janar 2023 / Gj. Sh

Vazhdon trashëgimia djali i Ronaldinhos pranë kalimit të Barcelona

Trashëgimia e legjendës Ronaldinho, te Barcelona duket se do të vazhdojë dhe këtë e siguron djali i tij, i cili mund të bëhet lojtar i “blaugranave”.

17-vjeçari Joao Mendes de Assis Moreira, i cili më parë ka ndërprerë kontratën me Cruzeiro, ndodhet në Barcelonë, ku po testohet në skuadrën e të rinjve katalanas.

Ndërkaq, mësohet se vendimin përfundimtar për djalin e Ronaldinhos do ta marrin trajnerët e të rinjve të Barçës.