Bleni fara, çipsa, kikirika, bëheni gati për një vikend të çmendur futbollistik

Janari na ka gjetur pa borë dhe me një mot ta paqëndrueshëm në vend. Por, për adhuruesit e futbollit temperaturat në ambientet e brendshme janë të larta këtë vikend.
Duke filluar nga sot në mbrëmje do të nisin ethet futbollistike me derbin e madh të futbollit italian, Napoli-Juventus.
I pari me të dytin do të sfidojnë njëra tjetrën në duelin direkt për titull.
E shtuna nis me një përballje titanike të futbollit anglez. Manchester United-Manchester City është dueli lokal në Premierligë.
E diela do të jetë edhe më drithëruese. Tottenham-Arsenal është dueli që tregon se kush në të vërtetë është krenaria e Londrës.
Benfika-Sporting është superderbi i Portugalisë që vë përballë skuadrat e kryeqytetit.
E diela mbyllet më El Clasicon e madhe, Barcelona-Real Madrid që sfidohen në finalen e Superkupës së Spanjës që luhet në Arabi./Indeksonline/