“Nuk jam trajner”, Allegri thotë se ka gabuar profesionin

Trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri, ka bërë një deklarat të çuditshme para ndeshjes ndaj Napolit.
Tekniku italian ka deklaruar se ka gabuar profesionin, pasi nuk është trajner, duke ngritur lart punën e trajnerit të Napolit, Luciano Spalletit, transmeton IndeksOnline.
“Kam respekt të madh për Luciano. Ai është aq qesharak dhe argëtues saqë nganjëherë grindemi si vitin e kaluar. Unë nuk jam trajner, e bëj këtë punë gabimisht, më është dashur të bëj diçka tjetër. Luciano është shumë i mirë, përballja me të është gjithmonë një sfidë e mirë. Ai është një nga më të mirët.”, tha Allegri në konferencën për media./IndeksOnline/