75 Mall Live Search
16:57 / E Premte, 13 Janar 2023 / Gj. Sh

Ramadani pas rikthimit te Gjilani premton garat evropiane

Trajneri Zekrija Ramadani, është rikthyer për ta drejtuar klubin e Gjilanit, pas problemeve financiare që kishte klubi në muajt e fundit.

Ramadani ka thënë që do të lodhen shumë në muajt në vazhdim, për të arritur të kualifikohen në garat evropiane, transmeton IndeksOnline.

“Do të lodhemi për ta arritur objektivin dhe objektivi është dalja në Evropë. 90 % e ekipit është ai që kemi qenë edhe më herët. Na ka mundësuar për të mbajtur objektivin dhe seriozitetin e futbollistëve në stinorin vjeshtor. Ne nuk u dorëzuam, kemi dhënë maksimumin. Jam i bindur që me marrëveshjen që kemi bërë me presidentin Zuka do të jetë shumë më i lehtë stinori pranveror, pasi kur ke mbështetjen e presidentit është shumë më ndryshe”, deklaroi trajneri Zekirija Ramadani para mediave.

Gjilani aktualisht renditet në vendin e katërt në AlbiMall Superligën e Kosovës, me 27 pikë, aq sa ka edhe Prishtina, në vendin e tretë, vend ky që siguron biletën për garat evropiane./IndeksOnline/