75 Mall Live Search
14:48 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shpallet i pafajshëm i akuzuari për tentim-vrasjen e Mimoza Kusarit

Trupi gjykues ka dhënë sot fjalën përfundimtare ndaj të akuzuarit Mikel Qupi, për tentim-vrasjen e deputetes Mimoza Mimoza-Lila dhe të Prenk Radit.

Nga ky vendim, Qupi është liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës, këtë gjë e ka bërë të ditur avokati, Besnik Berisha, shkruan Indeksonline.

Berisha ka bërë të ditur se Gjykata Themelore në Gjakovë, departamenti për Krime të Rënda ka liruar nga të gjitha aktakuzat Mikel Qupin, i cili nga Prokuroria Speciale e Kosovës ishte akuzuar për tentimvrasjen e deputetes Mimoza Kusari Lila.

Ky është postimi i plotë:

LIROHET nga te gjitha pikat e aktakuzes z. Mikel Qupi, i akuzuar per tentimvrasje te znj. Mimoza Kusari – Lila dhe z. Prenk Radi.
Gjykata Themelore ne Gjakove, Departamenti per Krime te Renda, sot me 18 dhjetor 2017, LIROI nga te gjitha pikat e aktakuzes z. Mikel Qupi, i cili nga Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves ishte akuzuar per tentimvrasjen e znj. Mimoza Kusari – Lila dhe z. Prenk Radi.
Kjo aktakuze ishte mbeshtetur teresisht ne nje tregim te trilluar, nga nje mercenar i vet deklaruar dhe mjerisht ishte besuar ne teresi edhe nga Prokuroria, e cila deshtoi per te provuar gje qe kishte shkruar e pretenduar.