75 Mall Live Search
23:06 / E Premte, 13 Janar 2023 / Gj. Sh

Zyrtare: Manchestet United kompleton huazimin e Weghorst

Manchester United e ka kompletuar huazimin e ish sulmuesit të Burnleyt, Wout Weghorst, i cili ka mbyllur hapësirën bosh që e la Cristiano Ronaldo në skuadër

Besiktas është pajtuar që ta lejojë largimin e sulmuesit holandez për një vit huazim pasi që ka përfituar 2.5 milionë funte nga United. Weghorst fillimisht ishte huazuar në klubin turk nga Burnley në verën e vitit 2022 pasi ata nënshkruan më të dimrin e kaluar duke e transferuar nga Wolfsburg. 30 vjepari tani është kthyer në futbollin anglez dhe atë në Old Trafford, ku do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

Ten Hag e ka bërë të qartë që dëshiron ta zëvendësojë Ronaldon pasi që ai u largua me marrëveshje të ndërsjellë në mes të dy palëve në nëntor. Ata raportohet që ishin duke e kërkuar Joao Felix nga Atletico Madrid, por ishte Chelsea që e mori atë në huazim për 10 milionë funte.

Weghorst mund të bëjë debutimin e tij për United që nesër kur Djajtë e Kuq luajnë ndeshjen e sezonit të tyre kundër Manchester Cityt në Old Trafford.