75 Mall Live Search
12:23 / E Shtunë, 14 Janar 2023 / Gj. Sh

Rama premton ndërtimin e një stadiumi të ri në Prishtinë, do të jetë i njëjtë me atë të Stambollit

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se do të ndërtohet një stadium i ri në Prishtinë dhe do të duket si Stadiumi Olimpik i Stambollit.

Këtë deklarim Rama e ka bërë pasi vizitoi këtë stadium së bashku me kryetarin e FFK-së, Agim Ademin, transmeton IndeksOnline.

Ky stadium pritet ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme dhe do të jetë në shërbim të ekipeve kombëtare dhe të Kryeqytetit.

“Së bashku me Kryetarin e Federata e Futbollit e Kosovës  Agim Ademi, vizituam Stadiumin Olimpik në Stamboll, në të cilin UEFA parasheh që të luhet finalja e Ligës së Kampionëve dhe disa ndërtesa të tjera të rëndësishme. Eksploruam mundësitë dhe idetë që Stadiumi i Ri i Kryeqytetit i cili do të ndërtohet në Kampusin e Sporteve në Bërnicën e Poshtme, të jetë i këtij niveli. Ky Stadium do të jetë në shërbim të ekipeve kombëtare dhe të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook./IndeksOnline/