Superliga e Kosovës sot vjen me dy ndeshje interesante

Prince Caffe Superliga e Kosovës në Basketboll, vjen sot me dy ndeshje mjaft interesante të javës së 18-të.
Ndeshja e parë do të luhet në qytetin e Gjakovës, aty ku Vëllaznimi do të jetë nikoqire e Pejës, shkruan IndeksOnline.
Kjo përballje do të nis nga ora 17:00, me verdhëzinjët që deri më tani numërojnë 12 fitore e pesë humbje, kurse kuqezinjët kanë shtatë fitore e dhjetë humbj këtë edicion.
Nga ora 19:00 do të luhet ndeshja e fundit e këaaj jave, aty ku Bashkimi do të përballet me skuadrën e Rahovecit.
Prizrenasit kanë shtatë fitore e dhjetë humbje, kurse rahovecasit dy fitore e 14 humbje./IndeksOnline/