75 Mall Live Search
12:47 / E Diele, 15 Janar 2023 / Gj. Sh

Çfarë po kërkon Ronaldo te skuadra e Milanit?

Pas Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka vizituar edhe skuadrën e Milanit.

Rosonerët kanë udhëtuar drejt Arabisë Saudite ku të merkurën do të përballen me Interin në Superkupën e Italisë, shkruan IndeksOnline.

Ronaldo u takua me futbollistin portugez të Milanit, Rafael Leao, duke i dhënë mbeshtje para derbit “Della Madonina”.

Fotografia e dy portugezeve u publikua nga faqja zyrtare e skuadrës së Milanit.

Kujtojmē që Ronaldo tash e disa ditë ndodhet në shtëpinë e tij në Riad të Arabisë, pasi u transferua te skuadra e Al Nassr./IndeksOnline/