75 Mall Live Search
22:30 / E Diele, 15 Janar 2023 / AR

Vëllai i Andit tregon se a e ka Gresa bekimin e prindërve të banorit

Vëllai i Andi Artanit , i ftuar në Big Talk këtë të diel foli për raportin mes Andit dhe Gresës të cilët tashmë kanë shkëmbyer puthjet e para brenda shtëpisë së BBVK.

“Ia di tipin Andit, ai s’dinë lojë. Gresa është tipi i Andit edhe kur t’i sheh bashkë nime dukën sikur Hollywood”, tha Beni.

I pyetur se si po e shohin prindërit e tyre raportin që kanë nisur të ndërtojnë Andi dhe Gresa, ai tha se atyre ju pëlqen shumë Gresa dhe ju duket i lezetshëm theksi i saj.

“Mami gjithmonë e sheh në aspektin vetëm ju të jeni të lumtur, por e di si femër e ka pëlqyer shumë edhe ajo është për çdo lëvdatë. Babi po thotë shumë e lezetshme, edhe që mundohet ajo me u artikulu se me shqip po e ka problem, po mënyra si i thotë po del simpatike ekstrem”, vazhdoi Beni.

Në linkun më poshtë mund të ndiqni videon.