75 Mall Live Search
13:28 / E Hënë, 16 Janar 2023 / B O

Skuadra e Ronaldos afër blerjes të yllit të PSG-së, ish-bashkëlojtarit të CR7

Skuadra e re e Cristiano Ronaldos, Al Nassr është afër nënshkrimit me Keylor Navas. Portieri i PSG-së pritet ta vazhdoj karrierën në Arabinë Saudite pas lëndimit të rëndë të pësuar nga portieri Ospina.

Lëndimi i Ospinës ka detyruar trajnerin Rudi García të kërkojë marrjen e një portieri dhe opsioni i parë është Navas.

Portieri kolumbian u dëmtua në bërrylin e krahut të djathtë në ndeshjen e fundit.

Navas është portier rezervë te PSG pasi që trajneri Galtier po i beson si zgjedhje të parë italianit Donnaruma./Indeksonline/