75 Mall Live Search
13:31 / E Hënë, 16 Janar 2023 / MSH

Përfitoi mbi 44 mijë euro duke mashtruar dhjetëra klientë me agjencionin turistik, ngritet aktakuzë ndaj pejanit

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.B., për shkak se i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323, paragrafi 1, lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.B., nga data 27 korrik 2022 në vazhdimësi  gjërë me datë 14 shtator 2022, në agjencinë e tij turistike në Pejë, duke paraqitur fakte të rrëme me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, fillimisht ka mashtruar disa klientë me bileta udhëtimi në drejtim të Turqisë, e me këtë nxitë edhe shumë persona tjerë të kryejnë një veprim të tillë në dëm material të pasurisë se tyre, kinse ka aranzhuar bileta të udhëtimit dhe aranzhime në hotelet për pushime verore në Turqi, e me këto veprime i vë në lajthim mbi 40 viktima të cilëve u shkaktohet dëm material në vlerë mbi 44 mijë euro.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallët fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

I pandehuri nga muaji tetor të vitit të kaluar,​ me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, gjendet në masën e paraburgimit.