75 Mall Live Search
13:58 / E Hënë, 16 Janar 2023 / k.v

Aksident mes dy veturave në Sllatinë, katër të lënduar (Video)

Një aksident trafiku mes dy veturave me targa vendore ka ndodhur në Sllatinë, rruga Pejë-Prishtinë.

Katër persona janë lënduar dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, transmeton IndeksOnline.

“Nga të dhënat  e para që kemi nga terreni, mund të konfirmojmë  se sot më datë 16.01.2023 rreth orës 13:25 në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë ( Sllatinë) ka  ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira janë dy automjete me tabela vendore. Si  pasoj e aksidentit katër (4)  persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar  për trajtim mjekësor në QKUK. Njësitë relevante policore janë duke u marrë me rastin”, thuhet në përgjigjen e policisë.