75 Mall Live Search
08:19 / E Martë, 17 Janar 2023 / AR

Arrestohet Fero

Feronit Shabani është arrestuar mbrëmë në një nga pikat kufitare në Kosovë.

Reperi Fero me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Sot me datën 16.01.2023 si rezultat i një pune mirë të organizuar operacionale dhe veprimeve intensive hetimore është arritur që të arrestohet në pikë kufitare personi i cili ishte në kërkim policor F.Sh. (1994) shtetas kosovar për shkak të veprës penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 28.12.2022. I njëjti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në Stacionin Policor Gjilan. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ,,Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ,,Përdorim i armës’’. Rasti procedohet në Prokurorinë Themelore”, tha ai./Indeksonline/