75 Mall Live Search
22:01 / E Martë, 17 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Kryetari Rahimaj: Jemi të hapur, se nuk kemi çfarë të fshehim

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, nëpëmjet llogarisë së tij në facebook ka njoftuar se Komuna e Kamenicës në bazë të matjeve nga raporti i KDI-së, ka shënuar ngritje për 19 pozita në fushën e transparencës.

“Raporti i KDI-së për transparencë në periudhën e gjashtëmujorit të dytë, e ka rradhitur përsëri Komunën e Kamenicës në top 5, por me ngritje në pikë”-ka thënë Rahimaj.

Kamenica Open Data, është një nga projektet e radhës në shërbim të transparencës. Synojmë që së shpejti të jemi me pikë maksimale në vendin e parë, ka shtuar ai.