75 Mall Live Search
08:10 / E Mërkurë, 18 Janar 2023 / L K

Ish-deputeti italian i PE-së do të bashkëpunojë me prokurorinë për skandalin e korrupsionit në BE

Ish-deputeti italian i Parlamentit Evropian, Pier Antonio Panzeri, ka rënë dakord që të tregojë çdo gjë rreth një skandali të korrupsionit në Bashkimin Evropian.

Njëri prej avokatëve të Panzerit ka deklaruar se ai ka arritur një marrëveshje me prokurorët dhe se do të tregojë se cilat vende ishin të përfshira në këtë çështje dhe se si funksiononte.

Ata dyshohen se kanë marrë ryshfet nga Katari dhe Maroku kjo në këmbim të ndikimit në Parlamentin e Brukselit.

Prokurorët thanë se Panzeri ra dakord për marrëveshjen për pranimin e fajësisë sipas një ligji, i cili është përdorur vetëm një herë në Belgjikë, transmeton Klankosova.tv.

Avokati i tij Marc Uyttendaele tha se ai pranoi “përgjegjësinë penale”, duke shtuar: “Është e rëndësishme të dihet se ky është një njeri që është shkatërruar dhe nuk i ka mbetur shumë jetë”.

Ai shtoi se Panzeri shpreson se duke treguar çdo gjë për rastin në fjalë do të rregullojë sado pak situatën.

Të dyshuarit e tjerë të përfshirë janë një eurodeputete greke në detyrë, Eva Kaili, së cilës i është hequr roli i saj si nënkryetare e Parlamentit, partneri i saj Francesco Giorgi dhe lobisti Niccolo Figa-Talamanc