75 Mall Live Search
18:04 / E Mërkurë, 18 Janar 2023 / AR

Krasniqi për Trustin: Në pushtet kundër popullit, kënd po përfaqësoni

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje pasi janë pozicionuar kundër vullnetit të qytetarëve.

Krasniqi thotë se disa prej LVV kanë  tërhequr kursimet e tyre.

Ajo tutje thotë se opozita është kundër shtetit, ndërsa pushteti kundër popullit, derisa pyet se kënd po e përfaqësojnë.

“Në opozitë kundër shtetit.Në pushtet kundër popullit.Kjo është e vërteta e Lëvizjes Vetëvendosje!Në mesin e deputetëve nga radhët e partisë në pushtet që janë pozicionuar kundër vullnetit të qytetarëve për tërheqjen e Trustit, ka të atillë që në të kaluaren kanë tërhequr kursimet e tyre, derisa ka edhe të atillë që funksioni i deputetit ka qenë puna e tyre e parë dhe i kanë të pamjaftueshme kursimet e grumbulluara për këto dy vite.Kënd po e përfaqësoni?”, shkruan ajo.