Çmim marramendës/ Kim Kardashian blen xherdanin ikonik të Princeshës Diana

Një xherdan që i përkiste Princeshës Diana është shitur për rreth 183.000 euro në ankandin e Sotheby’s.
Blerësi nuk mundet të ishte askush përveç Kim Kardashian, njoftoi shtëpia e ankandeve të mërkurën, transmeton Indeksonline.
Xherdani është nga ari, argjendi, ametisti si dhe me diamante.
Ky xherdan i cili është unik, thuhet se ishte i preferuari i Princeshës Diana.

Sipas shtëpisë së ankandit, kryqi ishte vendosur vetëm nga Princesha Diana dhe nuk u pa në publik pas vdekjes së saj në 1997./Indeksonline/
