75 Mall Live Search
10:08 / E Enjte, 19 Janar 2023 / k.v

Policia gjen automjetin e braktisur dhe bagëtitë e vjedhura në një fshat të Prizrenit

Dje në orët e hershme të mëngjesit, në afërsi të fshatit Novakë të Prizrenit, është gjetur një automjet-kombi i dyshimtë i ndalur në autostradë. Patrullat Policore kanë dal në vendngjarje dhe është vërejtur se në atë automjet janë tre bagëti (dy lopë dhe një viç).

Derisa patrullat policore bashkë me hetuesit ishin duke u marrë më rastin, në Stacionin Policor Prizren-Veri, viktima nga fshati Smaq ka raportuar se nga persona të panjohur nga ahuri i tij i janë vjedhur bagëtia (dy lopë dhe një viç).

“Pasi është bërë krahasimi është kuptuar se bagëtia e gjetur në automjetin-Kombi në autostradë  janë bagëtia e vjedhur në fshatin Smaq. Pasi që janë kryer procedurat e ekzaminimit bagëtia i janë kthyer pronarit, ndërsa automjeti-kombi është sekuestruar nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në ndërkohë nga data-baza policore është gjetur se automjeti kombi ‘Fiat Ducato’, ngjyrë e bardhë i cili është sekuestruar në autostradë, është raportuar i vjedhur në fshatin Jashanicë-Klinë, me datë 16 dhjetor 2022.

Njësitet policore të Stacionit Policor Prizren-Veri së bashku me Sektorin e  Hetimeve të Stacionit  janë duke hetuar rastin. Automjeti pas ekzaminimit nga ekspertët e policisë do ti kthehet pronarit.