75 Mall Live Search
17:19 / E Enjte, 19 Janar 2023 / Gj. Sh

E kryer, Arsenali nënshkruan me yllin belg

Arsenali ka arritur marrëveshje me skuadrën e Brightonit, për transferimin e yllit belg, Leandro Trossard.

Kështu ka raportuar eksperti i merkatos, Fabrizio romano, transfmeton IndeksOnline.

Sipas tij, marrëveshja mes klubeve është arritur për 27 milionë euro, gjithashtu edhe futbollisti ka pranuar kushtet personale për një kontratë afatgjate.

Testet mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës do të ndodhin së shpejti./IndeksOnline/