75 Mall Live Search
22:40 / E Enjte, 19 Janar 2023 / MSH

Vërshimet/ Gjendje alarmante në Skënderaj, flet drejtori i Kulturës

Reshjet e mëdha të shiut gjatë ditës së sotme kanë bërë që në shumë komuna të vendit të ketë vërshime dhe përmbytje.

Një nga komunat më të prekura është ajo e Skënderajt, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Drejtori për Kulturë dhe Sport në këtë komunë, Alban Berisha, ka thënë për Indeksonline që të gjithë qytetarët që kanë pasur rrezikshmëri, janë evakuuar.

Ai ka dalur në terren për të ndjekur situatën, së bashku me zëdhënësin e kësaj komune, Amir Lushtakun.

“Fatmirësisht, s’kemi pasë dëme në njerëz. Të gjithë janë evakuuar ku ka paë rrezikshmëri, qytetarët na kanë dalë në ndihmë në të gjitha format, ndërsa instancat më të larta asnjë ndihmesë. Dëmet materiale janë të pap[rshkrueshme, tepër të mëdha!” ka deklaruar Berisha për Indeksonline.

Kjo është gjendja në disa pjesë të Skënderajt.