75 Mall Live Search
23:53 / E Enjte, 19 Janar 2023 / MSH

Haradinaj i shqetësuar nga situata me vërshimet, kërkon nga qeveria të jetë pranë autoriteteve komunale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas vërshimeve që ndodhën sot në disa komuna të Kosovës.

Haradinaj ka apeluar tek institucionet qendrore për ngritjen e gatishmërisë për t’i qëndruar afër autoriteteve komunale.

“Me shqetësim po e përcjell situatën e krijuar pas përmbytjeve dhe vërshimeve në Rrafshin e Dukagjinit, Skënderaj e Mitrovicë, ku dëmet kanë përfshirë infrastrukturën e tokat bujqësore. Apelojmë tek institucionet qendrore në Prishtinë për ngritjen e gatishmërisë për t’i qëndruar afër autoriteteve komunale dhe qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.