Subspecialistja e parë e Endokrinologjisë, që trajton pacientët me metodat më të avancuara

Nënë e dy vajzave, grua dhe profesioniste e suksesshme. Kjo është Prof.ass.Dr. Venera Berisha-Muharremi, e cila është profesoresha e parë dhe e vetme specialiste e Mjekësisë Interne, Endokrinologjisë dhe Diabetologjisë në Katedrën e Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës. Si dhe subspecialistja e parë e Endokrinologjisë në Republikën e Kosovës.
Profesionalizmi dhe përkushtimi i saj ndaj pacientëve si dhe rezultatet e treguara në lëmin e saj, kanë bërë që Venera Berisha-Muharremi të marrë dhe pozita të rëndësishme, drejtuese e menaxheriale. Kështu që në periudhën trevjeçare 2018-2021 ka qenë dhe Drejtore e Klinikës Endokrinologjike në QKUK, për çka është shpërblyer me vlerësim maksimal si menaxhere e suksesshme.
Por punën si udhëheqëse dhe menaxhere, ajo e ka filluar shumë vite më parë. Pasi që Berisha-Muharremi ka themeluar Poliklinikën “Endomedica”, në Prishtinë e cila nën drejtimin e saj ka filluar punën në vitin 2014.
Berisha-Muharremi, me përvojën dhe përgatitjen profesionale, ka arritur që pacientët të cilët drejtohen tek ajo për problemet e tyre, t’i trajtojë me metodat më të avancuara. Kështu që duke u bërë dhe anëtare e Shoqatës Mjekësore Britanike të Laserit, ka sjell risitë për herë të parë në Kosovë, njohuritë Britanike për trajtimin mjekësorë të gjëndrës tiroide me laser.
E gjithë suksesi i treguar në fushën e Endokrinologjisë është dhe falë përgatitjeve të saj profesionale, pasi që shkollimin e saj e ka vazhduar në Universitete të njohura si Universiteti i “Oxfordit” në Britani të Madhe, në universitetin e Zagrebit, Shkupit si dhe shumë trajnime në qendra tjera Universitare botërisht të njohura, për trajnime e avancime profesionale dhe akademike.
Prof.ass.dr. Venera Berisha-Muharremi ka doktoruar në Universitetin e Zagrebit ku edhe ka kryer një pjesë të subspecializimit për Endokrinologji, për të vazhduar dhe pjesën tjetër të subspecializimit të Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare tē Shkupit!
Ka qëndruar në Universitetin e Oxfordit në Britani të Madhe për tu specializuar për ,,Teaching Evidence Based Medicine” apo Mësimdhënje të Mjekësisë së Bazuar në Dëshmi.
Ka qëndruar dhe në shumë Qendra tjera Universitare Boterisht të njohura për trajnime e avancime profesionale dhe akademike, ndër të cilat duhet përmendur trajnimet në lëmi të Diabetologjisë në Universitetin Perugia në Itali, trajnimin për Menaxhimin e Shërbimeve Shëndetësore në MASHAV Carmel Training Center në Izrael dhe shumë të tjera.
Duke u bërë dhe anëtare e Shoqatës Mjekësore Britanike të Laserit, sjell risitë për herë të parë në Kosovë, njohuritë Britanike pë trajtimin mjekësorë të gjëndrës tiroide me laser.
Prof. Venera punon në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës që nga viti 2004. Së pari si asistente në Katedrën e Anatomisë e pastaj në atë të Mjekesisë Interne ku edhe vazhdon te punoj por nga viti 2017 në cilësinë e profesoreshës!
Ka publikime të shumta si monografi në shtëpi botuese gjermane dhe abstrakte e punime në Konferenca dhe revista ndërkombëtare.