75 Mall Live Search
10:31 / E Premte, 20 Janar 2023 / B O

Kurti akuzon Qeveritë e kaluara për përmbytjet e shkaktuara nga shiu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë mëngjesin e sotëm në Drejë të Istogut. Bashkë me ministrat Krasniqi e Mehaj, Kurti është pritur nga kryetari Ferati duke dalur bashkë në terren për të parë situatën nga vërshimet.

Nga Dreja, Kurti ka akuzuar pushtetet e kaluara për situatën e krijuar.

“Dëmtimi i brigjeve dhe shtretërve të lumenjve nga eksploatimi i egër i zhavorrit, prerja ilegale e pyjeve ndër vite dhe mungesa e projekteve të pyllëzimit, sistemet jo adekuate të kanalizimit dhe ujëmbledhjes, si dhe ndryshimet klimatike globale i kanë lehtësuar, shpejtuar e shpeshtuar përmbytjet e vendbanimeve nga vërshimet” shkruan Kurti në Facebook./Indeksonline/