Juventusi humb 10 pozita pas dënimit të fundit

Skuadra e Juventusit sot ka pranuar një lajm të keq, duke u dënuar me 15 pikë për çështjen e plusvalencave për të përmirësuar bilancet financiare.
Ky dënim ka ardhur nga Komisioni i Apelit pranë Federatës Italiane të Futbollit, pasi shqyrtoi kërkesen e prokurorit të çeshtjes, i cili kërkoi rihapjen e hetimit dhe dënimin e Juventusit me heqjen e 9 pikëve, transmeton IndeksOnline.
Apeli vendosi që skuadra e Juventusit të dënohet me 15 pikë, të cilat do të hiqen qysh në renditjen e sezonit aktual.
Me heqjen e këtyre pikëve, bardhezinjët do të humbin 10 vende në tabelen e Serie A, ku nga vendi i tretë me 37 pikë sa kanë aktualisht, do të zbresin në vendin e 12-të me 22 pikë.
RENDITJA PAS DËNIMIT
Napoli 47
Milan 38
Inter 37
Lacio 34
Atalanta 34
Roma 34
Udineze 25
Torino 23
Fiorentina 23
Bolonja 22
Empoli 22
Juventus 22 (-15)
Monza 21
Leçe 20
Specia 18
Salernitana 18
Sasuolo 16
Sampdoria 9
Hellas Verona 9
Kremoneze 7
/IndeksOnline/